Tre golat e shënuar në pjesën e parë ia siguruan fitoren skuadrës së Gjilanit.
Gjilani të dielën në shtëpi e mposhti Prishtinën e Re me rezultatin, 3:2. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës.
Edi Basha e hapi serinë e golave në minutën e 23-të. Pesë minutë më pas, Basha, e shënoi edhe golin e dytë.
Sulmuesi i qendrës, Senad Jaroviq, realizoi për 3:0 në minutën e 37-të.
Toni Gomes e shënoi golin e parë për Prishtinën e Re në minutën e 45-të.
Ndërsa Astrit Berisha e ngushtoi rezultatin në 3:2 në minutën e 92-të, por në fund goli i tij nuk mjaftoi për t’ia rrezikuar fitoren vendësve.
Për Gjilanin ishte ndeshja e gjashtë rresht pa humbje. Ndërkohë për Prishtinën e Re ishte disfata e dytë në tri ndeshjet e fundit.
Gjilani ka 26 pikë dhe e zë vendin e gjashtë. Prishtina e Re vazhdon të mbetet në pozitën e fundit me 15 pikë.
Gjilani në epërsi
Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës së Re.
Për 1:0 realizoi Edi Basha në minutën e 23-të. Ai shënoi gol të bukur nga afërsia.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës.
Gjilani me epërsi të lartë pas pjesës së parë
Gjilani është duke fituar 3:1 pas pjesës së parë ndaj Prishtinës së Re.
Dy golat e parë i realizoi Edi Basha në minutën e 23-të dhe të 28-të.
Senad Jaroviq ishte realizatori i golit të tretë në minutën e 37-të.
Golin e vetëm për Prishtinën e Re e realizoi Toni Gomes në minutën e 45-të.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 18-të të elitës së futbollit kosovar.
Gjilani e shënon edhe golin e tretë
Gjilani është duke fituar thellë 3:0 ndaj Prishtinës së Re. Senad Jaroviq e realizoi golin e tretë në minutën e 37-të. Dy golat e parë për skuadrën gjilanase i shënoi Edi Basha.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 18-të të elitës së futbollit kosovar.
Basha shënon sërish për Gjilanin
Edi Basha ka shënuar tjetër gol në përballjen ndaj Prishtinës së Re.
Gjilani po avancon 2:0 ndaj Prishtinës së Re. Basha golin e dytë e realizoi në minutën e 28-të. Pesë minuta më herët, Basha e shënoi golin e parë.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës.