Banorët e fshatrave Prugovc dhe Barilevë të Prishtinës, kanë protestuar të dielën.
Ata kanë kërkuar realizimin e premtimit për rrethrrotullimin në rrugën “Dul Dragusha” në Prugovc. Kjo pasi, Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që ky rrethrrotullim të bëhet në fshatin Besi.
Ata e kanë cilësuar si të padrejtë zhvendosjen, duke insistuar që ai të realizohet në vendin ku është premtuar qysh në fillim. Në protestë e pranishme është edhe Policia e Kosovës.
Banorët janë takuar edhe zëvendësministrin në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi për t’i paraqitur pakënaqësitë e tyre.
Plani i premtuar

