Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 7 qershor.
Sipas KQZ-së, kjo periudhë do të zgjasë 12 ditë, nga 6 deri më 17 maj, gjatë së cilës qytetarët me të drejtë vote mund të verifikojnë qendrën e tyre aktuale të votimit dhe, nëse dëshirojnë, ta ndryshojnë atë brenda komunës ku janë të regjistruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVotuesit mund ta bëjnë këtë përmes platformës elektronike të KQZ-së ose duke paraqitur kërkesë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.
KQZ ka sqaruar se ndryshimi i qendrës së votimit mund të bëhet vetëm brenda së njëjtës komunë.
Për të kaluar nga një komunë në tjetrën, qytetarët duhet fillimisht të ndryshojnë adresën zyrtare të vendbanimit në Zyrën e Gjendjes Civile ose përmes platformës E-Kosova.
Ndryshimet e realizuara gjatë kësaj periudhe do të pasqyrohen në platformën elektronike të KQZ-së pas përfundimit të afatit, më 17 maj.