Trabzonspori ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut të Juventusit, Edon Zhegrova, raporton mediumi turk “Ajansspor” të mërkurën.
“Pretendohet se Trabzonspori e ka ndjekur 27-vjeçarin e krahut të djathtë për një kohë të gjatë”, shkruan mediumi turk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPritet të ketë zhvillime për Zhegrovën pas përfundimit të edicionit.
Zhegrova ka pasur pak hapësirë te Juventusi, pas transferimit nga Lille vitin e kaluar.
Në garë për transferimin e Zhegrovës është edhe skuadra franceze, Marseille.
Me fanellën e Juves, Zhegrova, ka luajtur 326 minuta në 16 ndeshje në Serie A. Në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve, Zhegrova luajti 143 minuta, kurse për Kupë të Italisë kaloi 16 minuta në fushë në dy ndeshje.