Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka anuluar tenderin për shtypje të fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.
Në njoftimin e KQZ-së që është publikuar në faqen e E-prokurimit dhe mban datën 12 maj, thuhet se tenderi, vlera e parashikuar e të cilit ishte 284 mijë e 506 euro, është anuluar në mungesë të ofertuesve.
Tenderi “Shtypja e fletëvotimeve, broshurave të kandidateve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka qenë i hapur me të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.
KOHA ka dërguar pyetje në KQZ për të parë se cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrë KQZ-ja pas anulimit të tenderit, dhe posa të marrë përgjigje teksti do të përditësohet.
Fletëvotimet për zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar ishin shtypur në Slloveni nga kompania CETIS.
Kompania sllovene që i pati shtypur me gabime fletëvotimet për balotazhin e 9 nëntorit u pat përzgjedhur sërish nga KQZ-ja për printimin e atyre për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
-
Mbi 1.6 milion fletëvotime gati për zgjedhje, të shtunën shpërndahen në qendra komunale
-
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep 58 mijë € më shumë
-
KQZ-ja e kontrakton sërish kompaninë që i shtypi me gabime fletëvotimet për balotazh
-
KQZ vendos të rinumërohen 185 vendvotime
-
Edhe tetë kuti të panumëruara, KQZ-ja paralajmëron përmbylljen e procesit sot