Arbëri

Komuna e Prishtinës rrënon një pjesë të një objekti pa leje

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim të rrënojë një pjesë të një objekti banesor i cili është ndërtuar pa leje, në rrugën B në Prishtinë.

Sipas zyrtarëve, Komuna i kishte dhënë afat prej 15 ditëve pronarit Shaban Kongjeli për ta rrënuar, por që ai nuk e ka zbatuar vendimin, raporton KTV.

Bëhet e ditur se edhe gjatë vitit të kaluar komuna i kishte ndalë punimet e ndërtimit në këtë objekt.

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri, tha se në këtë objekt ka pasur rrënime edhe vitin e kaluar por pronari i ndërtesës nuk e ka respektuar vendimin e Komunës duke ndërtuar sërish.

"Jemi këtu për të zbatuar vendimin për rrënim e një pjesë të objektit. Në këtë objekt madje ka pas rrënime edhe vitin e kaluar por pala nuk e ka respektuar vendimin e inspeksionit dhe ka fillu me ndërtim përsëri. Në një nga procesverbalet e kam gjetur se ka qenë një vendim  në tetor të vitit të kaluar dhe një në janar ku sipas inspektorit thuhet se është mbindërtim dhe pavarësisht procesverbaleve pala nuk i ka ndërprerë punimet, pavarësisht urdhrit të inspeksionit. Në javën e kaluar kemi nxjerrë vendimin për rrënim", tha ai.