Arbëri

Kilometri i virusit

Foto: Koha

Një shëtitje e shpejtë deri në Panama, ku u vendos që gratë dhe burrat të dalin nga karantina ndaras

1.

Kemi hyrë në një periudhë jete kur disa ditë a ndonjë javë quhen të largëta, të merituara për kujtesë.

Në atë që është kujtesë disa javë më herët lexoja njerëz që njihja, qoftë personalisht, qoftë në botën virtuale, njerëz të profesioneve të ndryshme , me sens të mirë humori, me identitete të prejardhjeve të ndryshme e në përpjekje për të krijuar një identitet të përbashkët , republikan. Që të gjithë ishin të brengosur me shpërfilljen që u bëhet thirrjeve #rrin’shpi, që të gjithë kritikonin shëtitjet nëpër sheshe, vizita kolektive supermarketeve, daljeve në Gërmi, Prevallë e Brezovicë sikur të ishte 1 Maji, madje sikur të ishte 1 Maji përditë. Një pjesë jo e vogël e tyre përfundonin çdo mendim të tyre me rezignim “këtë punë vetëm gjendja e jashtëzakonshme e rregullon”; një pjesë jo e vogël kërkonte që Ushtria të dilte në rrugë.

Mbrëmë, sapo u shpallën masat e reja të pushtetit me të cilat na lejohet vetëm një orë e gjysmë dalje në qytet për furnizim (nëpërmjet shifrës së parafundit të numrit tonë personal), ky numër jo i vogël njerëzish reaguan duke vënë si arsyetim parësor se po kufizoheshin të drejtat e qytetarëve, se kështu shpallej një gjendje e jashtëzakonshme.

Pra, brenda disa ditëve apo javëve ekzistoi një kor gjithnjë e më i madh që avokonte për gjendje të jashtëzakonshme , por kur masat e distancimit social arritën pikën ku jemi , të një ore e gjysmë të lejuar për të dalë jashtë shtëpive tona për tri javët e ardhshme, tash kjo gjendje për korin merr përshkrime të ndryshme në diapazonin mes grusht shtetit dhe diktaturës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.