Një ekip i portalit “Lajmi.net”, është penguar dhe kërcënuar në një seancë në Gjykatën Themelore në Prizren, ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Sipas njoftimit, një person me iniciuar V.H. ka penguar punën e gazetarëve duke kërkuar të mos filmojnë dhe t’i fshijnë materialet.
“Në një moment, ai ia ka kapur edhe kamerën kameramanit Përparim Tufa, duke iu drejtuar me fjalët ‘ule qeta’, kurse në një moment tjetër i drejtohet ekipit të ‘Lajmi.net’ me fjalët: ‘Qat incizimin që e bone në korridor, ruju po gabon me e qitë. Qitash thuj kërcënim direkt kshtu thuj m’ka kërcnu...’”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
Asociacioni ka dënuar kërcënimin ndaj gazetarëve duke kërkuar që trupat gjykues të sigurojnë që në seancat publike, gazetarët “të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë, dhe të papenguar”.
Një ekip i këtij portali është penguar edhe gjatë së mërkurës në Prishtinë.
Edhe
AGK-ja pas dënimeve të KPM-së ndaj mediave: Vërtetim se ky institucion është kapur nga VV-ja
AGK-ja pati njoftuar se 2023-ta ka qenë viti me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në përgjithësi, të cilat janë raportuar në këtë asociacion.
-
Prokurori i Themelores në Mitrovicë kërcënohet gjatë seancës, reagon Kryeprokurori i Shtetit
-
Gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve
-
AGK-ja: Fushatë e pandalshme e Qeverisë dhe VV-së për delegjitimim të punës së gazetarëve
-
Ndalohet një i dyshuar për kërcënimin e gazetarit Betim Musliu dhe redaksisë së “Betimit për Drejtësi”