KEDS-i ka reaguar pas apelit të LDK-së për Prokurorinë që të ndalojë intervenimet në ndërrim të njehsorëve.
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike ka arsyetuar ndërrimin e orëve të energjisë elektrike në disa pjesë, edhe gjatë së shtunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kësaj kompanie, kjo bëhet bazuar në planin për investime që është miratuar nga ZRRE-ja dhe nuk lidhet vetëm me periudhën e fundit apo ditët e fundit.
Sipas KEDS-it, qëllimi është përmbushja e planit vjetor për zëvendësimin e njehsorëve, i cili zbatohet nga ekipet dhe kontraktorët.
KEDS ka insistuar se njehsorët matin saktë konsumin e energjisë elektrike, ndërsa devijimet e mundshme lidhen vetëm me datën dhe kohën.
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, i ka kërkuar Prokurorisë që të ndalojë intervenimet e KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë në njehsorë elektrikë.
Ai ka thënë se njehsorët elektrikë, ora e të cilëve nuk përputhet me kohën reale, nuk duhet të ndërrohen deri kur të përfundojë hetimi. Sipas tij, me ndërrimin e tyre po fshihen provat.