Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Azemi thirrje Prokurorisë: Ndaloni çdo intervenim të KEDS-it në njehsorë, po fshihen provat

keds

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, i ka kërkuar Prokurorisë që të ndalojë intervenimet e KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë në njehsorë elektrikë. 

Ai ka thënë se njehsorët elektrikë, ora e të cilëve nuk përputhet me kohën reale, nuk duhet të ndërrohen deri kur të përfundojë hetimi. Sipas tij, me ndërrimin e tyre po fshihen provat. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prokuroria duhet të ndalojë menjëherë çdo intervenim të KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në njehsorët elektrikë derisa të përfundojë hetimi dhe të mblidhen të gjitha provat. Ndrrimi i njehsorëve nga shtëpitë dhe banesat, pikërisht në rastet kur ekzistojnë dyshime serioze se kanë matur kohën gabimisht, ngre dyshime të mëdha për fshehje të provave”, ka shkruar ai në Facebook.

Azemi ka theksuar se fshehja, largimi apo manipulimi i provave përbën vepër penale.

“I bëj thirrje edhe një herë Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë që të ndalin menjëherë KEDS-in dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nga çdo veprim që mund të dëmtojë hetimin dhe të pamundësojë zbardhjen e plotë të këtij skandali”, shkroi më tej ai.

Azemi ka qenë i pari që e ka adresuar çështjen e njehsorëve elektrikë të KEDS-it. Sipas tij, kjo përbën një skemë të organizuar për mashtrim dhe manipulim, derisa ka kërkuar që mjetet e inkasuara gabimisht t’u kthehen qytetarëve.