Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Italia ia njeh Kosovës patentë shoferët

Patentë shoferë

Italia ia ka njoftuar Kosovës patentë shoferët, ka njoftuar ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla.

Ajo ka shkruar në Facebook se të mërkurën është nënshkruar marrëveshja për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, duke thënë se kjo shënon arritje të madhe dhe të shumëpritur “për mërgatën tonë në Itali”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo marrëveshje ndërshtetërore do të hyjë në fuqi pas 60 ditëve.

“Pas njohjes së patentë shoferëve edhe me Gjermaninë, ky sukses prek drejtpërdrejt jetën e mërgimtarëve tanë, duke lehtësuar lirinë e lëvizjes dhe përmirësuar mundësitë e punësimit dhe të bërit biznes. Kjo marrëveshje ndërshtetërore do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh dhe është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur mërgatën tonë gjithandej botës, e cila është pjesë e çmuar dhe e pandarë e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës. Me energji dhe përkushtim jemi të vendosur të vazhdojmë punën tonë për t'u siguruar që çdo qytetar i Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, të ndihet i mbështetur dhe i fuqizuar nga shteti ynë”, ka thënë Gërvalla.

Sipas ministres, ambasada dhe konsullatat në Itali do të jenë të gatshme për të dhënë udhëzime mbi procedurat e nevojshme.