Arbëri

I dyshuari për krime lufte del para Gjykatës Themelore në Prishtinë

Ramadan Morina

I dyshuari për “Krime lufte kundër popullsisë civile”, me inicialet R.M, sot ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai u arrestua ditë më parë në Prishtinë nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet për pjesëmarrje në masakrimin e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës, më 1999.

“R.M., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, tha Prokuroria më herët, ndërsa theksoi se gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.
Seanca mbahet e mbyllur për media. /KosovaPress