Profesori i së drejtës Flamur Hyseni ka thënë se veprimi i presidentes Vjosa Osmani për t’i dërguar në Kuvend që të votohen ndryshimet kushtetuese sa i përket zgjedhjes së presidentit, është një veprim i menduar mirë.
Hyseni në “Konfront” të KTV-së ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që nga ky veprim të përfitojë dikush tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Padyshim është një paralajmërim për një veprim politik dhe si duket është menduar mirë këto dy-tri ditët e fundit. Së paku si sjellje politike. E cila më pastaj imponon edhe agjendë politike por edhe dinamikë tjetër...Është interesante në politikë të bëjë dikush veprime e të përfitojë tjetri. S’përjashtohet mundësia që nga ky veprim i mirëmenduar nga kabineti i presidentes aktuale të përfitohet shkëlqyeshëm nga grupi më i madh parlamentar e ndoshta edhe grupet tjera përfitojnë pak”, tha Hyseni.