Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumire me kryepeshkopin Teodosije të Kishës Ortodokse Serbe.
Siç bëhet e ditur nga ambasada, në këtë takim ata kanë diskutuar rëndësinë e lirisë fetare në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu thuhet se është folur për nevojën e vazhdueshme që të sigurohet respekt i plotë për trashëgiminë fetare dhe kulturore.
Ambasadori Hovenier tutje ka vlerësuar bashkëpunimin e tyre gjatë mandatit të tij, duke theksuar përkushtimin ndaj promovimit të vlerave të përbashkëta për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe tolerante.
“E kam vlerësuar bashkëpunimin tonë”, ka deklaruar ai.