Arbëri

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, prokuroria nis hetimet për çështjen

Prokuroria Elbasan

Një ditë pas alarmit në rrjetet sociale për një rast të dyshuar helmimi në Kopshtin Nr.1 të Gramshit, policia e Shqipërisë ka “thyer heshtjen” duke konfirmuar se çështja po hetohet.

Gjithçka nisi më 24 maj, kur gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me shenja helmimi. Dyshimet e para flasin për një infeksion nga salmonela, i marrë përmes ushqimit të shërbyer në institucionin parashkollor, raporton “TCH”. 

Pas shpërthimit të lajmit në rrjet, specialistët për Hetimin e Krimit nisën hetimet dhe materialet procedurale janë referuar tashmë në Prokurorinë e Elbasanit.

Policia ka sekuestruar kartelat mjekësore të fëmijëve të shtruar, dokumentacionin mbi furnizimet ushqimore të kopshtit, dhe ka marrë mostra nga ushqimet për analiza laboratorike. Produktet e mbetura në kuzhinë janë bllokuar.

Nën lupën e hetuesve është tani zinxhiri i furnizimit, mënyra e ruajtjes së ushqimeve dhe higjiena në kuzhinën e institucionit.

Nga përgjigjet e analizave deri tani konfirmohen edhe 3 fëmijë të tjerë helmuar me salmonelë në Gramsh. Pra ne total 4 raste te konfirmuara. Vazhdojnë analizat edhe për pjesën e mbetur pasi në total janë marrë 72 mostra.