Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këto deklarata ajo i ka bërë në takim me eurodeputetin Riho Terras, i cili gjithashtu është raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën.
Haxhiu ka deklaruar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të trajtohet pa vonesa të mëtejshme dhe se përparimi i vendit duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Haxhiut, Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë, i cili do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim.
“U.D. Presidentja Haxhiu paraqiti përparimin e Kosovës në reformat evropiane, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian. Ajo vuri në pah se orientimi euroatlantik i Kosovës është i qartë, i qëndrueshëm dhe gëzon mbështetje të gjerë qytetare”, thuhet në komunikatën zyrtare të Presidencës.
Bëhet e ditur se Haxhiu ka folur edhe për dialogun me Serbinë, çështjet e sigurisë dhe mungesën e përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë. Ajo theksoi se procesi evropian duhet të mbështetet në zbatimin e marrëveshjeve dhe në përgjegjësi të barabartë për të gjitha palët.
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim eurodeputetin Riho Terras, raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën.
Sipas njoftimit nga MPJD, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare, si dhe për procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Republikës së Kosovës.
"Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të marrë vëmendjen e merituar, duke i hapur rrugë avancimit drejt statusit të vendit kandidat dhe negociatave për anëtarësim", ka thënë Konjufca në këtë takim.
Sipas MPJD-së, Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për avancimin e rrugës evropiane, thellimin e bashkëpunimit me institucionet e BE-së dhe përmbushjen e hapave të nevojshëm drejt integrimit të plotë në BE.
Terras: E ardhmja e Kosovës qëndron në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovë, Riho Terras, ka qëndruar gjatë të martës në Kosovë ku është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme Glauk Konjufcën dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Në një postim në rrjetin social “X” ai ka shkruar se e ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, porse ka shtuar se anëtarësimi kërkon reforma. Për këtë, ai ka thënë se janë duke punuar.
“Këtë mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian. E ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë për këtë”, ka shkruar ai.
Për takimin me Terrasin ka shkruar edhe Haxhiu, ajo ka thënë se Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Greetings from #Pristina!
This morning I met with @albulenahaxhiu_, @KonjufcaGlauk, and @bedrihamzarks.
Discussed #Kosovo's politics and #EU enlargement.
🇽🇰's future lies in the 🇪🇺, but membership requires reforms. We're working on that.@eu_enlargement_ @Europarl_EN pic.twitter.com/AvytwfdDNi— Riho Terras (@RihoTerras) July 7, 2026