Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se deputeti Gruda nuk po e lexon paragrafin 5 të nenit 31 deri në fund. Kjo pasi sipas saj, qeveria e ka përfunduar mandatin në fund të marsit, dhe kjo e lejon që qeveria në detyrë të dërgojë buxhetin në Kuvend.
Haxhiu ka thënë se kanë mundur ta bëjnë Qeverinë, por ka deklaruar se nuk bëjnë pazare si opozita.
Sipas saj, opozita bashkë me Listën Serbe janë bërë bashkë për të bojkotuar vendimet e rëndësishme të vendit.
“Buxheti nuk është i Albin Kurtit, është i qytetarëve. Me pas Prokurori të përgjegjshme të gjithë ata që tentojnë ta fusin vendin në krizë sociale do të duhej të përgjigjeshin penalisht. Ne kemi mundur të bëjmë qeverinë por nuk bëjmë pazare siç keni bërë ju. Me tendera, ambasada me Listën Serbe që e keni prit me orë të tëra në Kuvend. Ne shkojmë në zgjedhje pastaj qytetarët ua japin ndëshkimin që e meritoni”, ka thënë ajo