Legjenda e futbollit çek, Pavel Nedved, ka folur për ndeshjen e Çekisë me Kosovën.
Nedved e mban pozitën e menaxherit gjeneral të përfaqësueses së Çekisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMiqësorja Çeki – Kosovë zhvillohet më 31 maj në “Epet Arena” në Pragë. Pritet që ndeshja të fillojë në ora 16:00.
Do të jetë ndeshja e fundit e Çekisë para udhëtimit për në SHBA ku do të luajë në Botëror.
“Mezi presim të kthehemi në ‘Letna’, ku e fituam finalen e plejofit ndaj Danimarkës në mars, falë përkrahjes së madhe nga tifozët tanë. Ne besojmë fuqishëm që një atmosferë e shkëlqyer do të jetë në stadium edhe për ndeshjen ndaj Kosovës, që është e fundit para udhëtimit për në Kupën e Botës. E shohim ndeshjen si një test të mirë dhe mundësi që t’u themi tifozëve mirupafshim para udhëtimit për në Kupën e Botës”, ka thënë Nedved.
Federata çeke pret që ndeshja me Kosovën të jetë interesante. Ka paraqitur suksesin e “Dardanëve” në kualifikimet për Botëror dhe dy miqësoret e kaluara.