Të mërkurën dha dorëheqje nga posti drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, por ai ende nuk i ka dhënë arsyet e kësaj dorëheqjeje.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Maxhuni dha dorëheqje për arsye shëndetësore, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht se e kaluara e Shpend Maxhunit në krye të Policisë dhe AKI-së, u shoqërua me skandale të shumta, Haradinaj tha se Maxhuni ka bërë punë të mrekullueshme.
Ai ka mohuar se Maxhuni u largua shkaku i ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes.
Agjencia e Inteligjencës, aktualisht ka zëvendësdrejtor, por posti i kryeinspektorit është bosh.
Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë kundër emërimit të Shpend Maxhunit në krye të AKI-së, duke e cilësuar si person të afërt me presidentin Hashim Thaçi.
Kjo parti ia kishte kërkuar dorëheqjen Maxhunit sa ishte drejtor i Policisë së Kosovës, kur ndodhi dëbimi i 6 shtetasve turq nga Kosova.
Ndërkaq, Nuredin Ibishi nga LDK-ja, thotë se nuk e di nëse qëndron arsyetimi se Maxhuni dha dorëheqje për arsye shëndetësore. Për këtë, ka kërkuar që të deklarohet vetë ai.
Ka thënë se është shembull i keq dorëheqja e shefit të AKI-së, në kohën kur po ndërrohet qeverisja në vend.
Shpend Maxhuni u emërua drejtor i AKI-së në prill të vitit të kaluar, pasi nga kjo pozitë u shkarkua Driton Gashi, i cili udhëhiqte me Inteligjencën në kohën kur u dëbuan nga Kosova 6 shtetasit turq.
Në atë kohë, Maxhuni ishte drejtor i Policisë.
Në ditën që i shkoi në zyrë kryeministrit për t’ia deponuar dorëheqjen, Haradinaj e dekoroi me Medaljen e Skënderbeut.
Me Ligjin për AKI-në, drejtori i ri duhet të zgjidhet brenda 20 ditëve të punës, nga dita kur kjo pozitë mbetet e lirë.
Marrë parasysh procedurat e zgjedhjes së qeverisë së re, ende nuk është e qartë nëse zgjedhja e drejtorit të ri të AKI-së do të bëhet nga qeveria e ardhshme, që pritet të udhëhiqet nga VV-ja dhe LDK-ja.