Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16 për qind, duke e cilësuar atë si një tjetër goditje për qytetarët e vendit dhe një favor të hapur për klikën mafioze të lidhur me pushtetin aktual.
“Vendimi i sotëm i Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e sërishme të çmimit të rrymës është një tjetër goditje për qytetarët e Kosovës dhe një favor i hapur për klikën mafioze energjetike të instaluar nga kjo qeveri”, ka shkruar Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thekson se ZRRE-ja është shndërruar në një instrument në duart e Qeverisë Kurti dhe se nuk vepron më në interes të konsumatorit.
“Sot ka konfirmuar se është bërë mekanizëm për të justifikuar vjedhjen dhe keqpërdorimin në tregun e energjisë. Aferat me shitblerjen e rrymës nuk janë më vetëm dyshime – për to tashmë ka të dyshuar konkretë, njerëz të afërt me kryeministrin”, thuhet tutje në reagimin e Haradinajt.
Sipas tij, ndërkohë që shumë familje në Kosovë mezi përballojnë faturat mujore, persona të lidhur me pushtetin po përfitojnë përmes skemave të paligjshme.
“Ata që janë zhytur në këto afera do të japin llogari para drejtësisë”, përfundon reagimi i kryetarit të AAK-së.