Arbëri

Haradinaj: Konjufca të kërkojë falje, sot është dita e kthesës

Ramush Haradinaj

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Glauk Konjufca si mandatar i dytë për kryeministër duhet të kërkojë falje që i vonoi qytetarët edhe për dy javë.

Para votimit në Kuvend, Haradinaj ka thënë se sot është dita e kthesës.

“Besoj që sot është dita e kthesës dhe nga sot fillon me numëru koha ndryshe, dhe jam optimist se zgjidhja do të jenë zgjedhjet dhe nuk duhet të humbasim kohë. U kërkoj falje qytetarëve të vendit, e sidomos atyre që janë prekë më shumë. Kemi qenë çdoherë në kërkim të zgjidhjes në kohë, por ka qenë e pamundur  të arrihet një zgjidhje e duhur pa ata që kishin fituar një shumicë më të madhe të votave”, ka thënë Haradinaj tek ka përsëritur qëndrimin kundër të AAK-së për votimin e Konjufcës.

Haradinaj po ashtu ka thënë se “ka qenë e udhës që të shkohet më herët në zgjedhje”.

“Koha e gjatë e humbur na obligon kësaj here që të jemi më të kujdesshëm. Aleanca nuk do të bëhet shkaktare. Kushdo që bëhet bllokues, nuk do të na ketë partner”, ka thënë ai. 

Sikur AAK-ja edhe partitë tjera opozitare janë shprehur se do të votojnë kundër Konjufcës.

Konjufca është mandatari i dytë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Paraprakisht, më 26 tetor Albin Kurti dështoi në votimin e parë. Pas tij presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor e mandatoi Konjufcën.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi vota konjufca

LIVE: S’ka as qeveri Konjufca, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk KonjufcënPro formimit të Qeverisë...