Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka hapur procedurat e prokurimit për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës.
Vlera e projektit parashihet që të jetë rreth 2 milionë euro, ka bërë të ditur ministri Liburn Aliu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLumenjtë që do të pastrohen janë: Lumi Nerodime – Kaçanik, Lumi Toplluha, Velezha – Prizren, Lumi Sitnica, Gurishta – Vushtrri, Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë – Gjilan, Lumi Verbica, Qubrel, Runik - Drenas dhe Skënderaj, Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice – Lipjan, Lumi Kamenica – Novobërd dhe Lumi Ibër - Leposaviq
“Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konktete për pastrim, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër”, ka shkruar Aliu në Facebook.