Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamza kritikon qeverinë për stagnim: Zgjedhjet mundësi për t’i thënë mjaft politikës së bllokadës

Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se vendi po përballet me pasojat e mungesës së vullnetit politik nga shumica parlamentare.

“Mbrëmë u përballëm me një zhvillim që ngriti shqetësime, por përgjigjja jonë ishte e qartë, e vendosur dhe pa kompromis”, është shprehur Hamza. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një ditë pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin, përmes një video-adresimi ka thënë se periudha nga zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, ka qenë e mbushur me paqartësi dhe vonesa.

Ai ka thënë se për shkak të vendimeve të gabuara të Qeverisë qytetarët do të detyrohen të votojnë sërish. 

“Gjatë kësaj kohe, ju keni votuar dy herë dhe tash po ju kërkohet të votoni për herën e tretë. Jo si rezultat i vullnetit tuaj, por për shkak të vendimeve të gabuara politike të kësaj qeverie”, ka theksuar kreu i PDK-së. 

Hamza ka kritikuar qeverisjen aktuale për mungesë drejtimi dhe rezultate konkrete.

“Në vend të qeverisjes, patëm stagnim. Në vend të përmirësimit të mirëqenies, patëm përkeqësim dhe rritje të kostos së jetesës. Në vend të zhvillimit, patëm bllokadë”, ka theksuar Hamza.

Sipas tij, këto situara kanë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët. “Jostabiliteti politik ka kosto reale dhe ajo kosto bie mbi ju, mbi qytetarët tanë”. 

Ai ka theksuar se zgjedhjet përfaqësojnë një mundësi për ndryshim dhe për rikthimin e besimit në institucione.

“Kjo është një mundësi për t’i thënë mjaft politikës së bllokadës, përçarjes dhe papërgjegjësisë… Ju kërkoj që të besoni në Kosovën tonë, sepse ditët më të mira janë përpara nesh”, ka deklaruar ai.