Arbëri

Hamza: Ishte garë e pabarabartë, besimi i qytetarëve na obligon të riorganizohemi

Bedri Hamza

Bedri Hamza

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka quajtur zgjedhjet e 28 dhjetorit garë të vështirë e të pabarabartë, derisa ka thënë se si parti e dytë detyrën do ta kryejnë me përgjegjësi të plotë. 

Hamza ka theksuar se partisë i duhet riorganizim, konsolidim dhe intensifikim të veprimit politik. 

“Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson. Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik”, ka shkruar ai në Facebook.

PDK-ja ka dalë partia e dytë, pas Vetëvendosjes, në zgjedhjet e 28 dhjetorit.