Besar Musolli i ka dhënë fund karrierës si futbollist.
Musolli ka qenë prej lojtarëve të vlerësuar në Kosovë. Ai ishte së fundi futbollist i Llapit, ndërsa ka luajtur edhe te Hysi, Kukësi e Gjilani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa luajtur një ndeshje edhe për Kosovën në vitin 2017.
Musolli me Kukësin ka fituar titullin, Kupën dhe Superkupën.
Musolli ka marrë rolin e drejtorit sportiv te Llapi, që siguroi nëpërmjet barazhit mbijetesën në Superligë.
“Pas përfundimit të karrierës si futbollist, jam shumë i lumtur dhe i nderuar që do të vazhdoj të jem pjesë e klubit, tashmë në një rol të ri si drejtor sportiv. Falënderoj drejtuesit e klubit për besimin e dhënë. Llapi është shtëpia ime dhe do të vazhdoj të jap maksimumin për këtë klub, ashtu siç kam bërë edhe në fushën e lojës”, ka thënë Musolli për faqen e klubit.