Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beshlin: Tito synonte që Shqipëria të bëhej republika e shtatë e Jugosllavisë

Millvoj

Historiani serb Milivoj Beshlin ka thënë se udhëheqësi jugosllav Josip Broz Tito kishte ambicie që Shqipëria të bëhej pjesë e federatës jugosllave, si ajo që shpesh është përshkruar si “republika e shtatë” e Jugosllavisë.

Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Beshlin ka thënë se pas Luftës së Dytë Botërore udhëheqja jugosllave kishte ambicie të mëdha rajonale dhe se Shqipëria shihej si pjesë e këtij projekti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mund të kishte qenë. Ata në fakt e donin. Ambiciet e Titos ishin të mëdha”, ka  thënë Beshlin, duke iu përgjigjur pyetjes së Surroit nëse periudha 1945-1948 mund të kishte çuar drejt një zgjidhjeje ku Shqipëria do të bëhej republika e shtatë e Jugosllavisë.

Sipas tij, ideja nuk përfshinte vetëm Shqipërinë, por edhe Bullgarinë, si pjesë e një federate më të gjerë ballkanike të udhëhequr nga Jugosllavia.

Beshlin u shpreh se Jugosllavia doli nga Lufta e Dytë Botërore me rreth 800 mijë ushtarë dhe me një ushtri që konsiderohej ndër më të mëdhatë antifashiste në Evropë, gjë që, sipas tij, ushqeu ambiciet e udhëheqjes jugosllave.

“Jugosllavia u dukej e vogël. Kishin ambicie të mëdha. Shqipëria u mor disi si e mirëqenë atje, por më pas iu kthyen Bullgarisë”, shtoi ai.

Historiani serb theksoi se planet për një federatë më të gjerë ballkanike u ndalën nga Bashkimi Sovjetik dhe udhëheqësi sovjetik Josif Stalin, duke shtuar se përplasjet ndërmjet Beogradit dhe Moskës nisën, ndër të tjera, edhe për shkak të çështjes së përfshirjes së Bullgarisë dhe Shqipërisë në federatën jugosllave.

Lexo përditësimet tjera
Milivoj Beshlin

Milivoj Beshlin në PIKË me Veton Surroin (II)

Në episodin e 58-të të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, i ftuar është historiani serb...