Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emërohet drejtori i ri i Inspektoratit në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar drejtorin e ri të Inspektoratit. Nga sot këtë detyrë do ta ushtrojë sociologu, Alban Zeka. Emërimi i tij është bërë pasi Florentina Osmani është liruar nga kjo detyrë në muajin maj të këtij viti.

“Me vendim të kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot është emëruar drejtor i Inspeksionit, Alban Zeka. Alban Zeka ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës - drejtimi Sociologji, gjithashtu ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës në këtë drejtim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe informim të Komunës së Podujevës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zeka është drejtori i pestë i këtij dikasteri që prej marrjes së pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë në vitin 2020.

Emërimi i Zekës është bërë të hënën, pas më shumë se dy muaj pasi ishte liruar drejtoresha Osmani. Fillimisht në këtë dikaster kishte shërbyer Ajet Potera. Pas tij, ishte emëruar Bedri Maçastena, pastaj Besnik Mulliqi dhe më pas Florentina Osmani.