Në mungesë kuorumi, të hënën, ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor, që në rend dite ka pasur zgjedhjen e kryesuesit të ri.
Në këtë mbledhje mungoi kandidati për kryesues të KGJK-së, gjyqtari Besnik Bislimaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendëskryesuesja e KGJK-së, Arijeta Sadiku tha se Bislimaj ka njoftuar përmes email-it, mungesën e tij për arsye shëndetësore.
“Kemi pranuar nga gjyqtari Besnik Bislimaj deri më 24 prill për shkaqe shëndetësorë, andaj edhe mbledhja e sotme nuk mund të mbahet”, ka thënë ajo.
Në garë për pozitën më të lartë në sistemin gjyqësor janë Besnik Bislimaj e Rrustem Thaqi.
Në mars të këtij viti Këshilli Gjyqësor shpalli konkurs për kryesuesin e ri.
Kandidati Besnik Bislimaj është gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ndërsa Rrustem Thaqi në atë Supreme.
Kryesues i Këshillit Gjyqësor ka qenë gjykatësi i Supremes, Albert Zogaj, të cilit i ka përfunduar mandati më 9 mars.
Mbledhjet për pozitën më të lartë në Gjyqësor kanë dështuar për të disatën herë radhazi.