Ndonëse udhëhoqi dy herë, Holanda mori vetëm një pikë në ndeshjen e vështirë me Japoninë.
Ndeshja e parë e Grupit F mes Holandës dhe Japonisë përfundoi 2:2. U zhvillua të dielën mbrëma në Arlington.
Ndeshja u bë dramatike në pjesën e dytë. Virgil van Dijk shënoi për 1:0 në të mirë të Holandës në minutën e 51-të. Gjashtë minuta më pas për 1:1 realizoi Keito Nakamura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSërish Holanda shënoi për epërsi. Për 2:1 gol të bukur shënoi Crysencio Summerville në minutën e 64-t.
Më pas japonezët kishin iniciativën, ndërsa barazuan për 2:2 në minutën e 89-të. Daichi Kamadas iu evidentua goli ndonëse gjuajtjen me kokë e bëri Koki Ogaëa. Topi shkoi në kokën e Kamadas dhe përfundoi në rrjet për festën e madhe të japonezëve.
Pas gjashtë ditësh luhet ndeshja mes Holandës e Suedisë, kurse Japonia përballet me Tunizinë.
Barazon Japonia
Japonia e ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Holandës. Për 2:2 shënoi Daichi Kamada në minutën e 89-të. Është ky barazimi i dytë në ndeshje.
Holanda rikthen epërsinë, shënon Summerville
Holanda ka rikthyer epërsinë ndaj Japonisë. Crysencio Summerville në minutën e 64-të realizoi për rezultatin 2:1.
Japonia barazon shifrat me golin e Nakamurës
Keito Nakamura ka realizuar golin e barazimit për Japoninë në ndeshjen kundër Holandës. Nakamura realizoi në minutën e 57-të pas asistimit të Takefusa Kubos.
Rezultati i ndeshjes së Grupit F është 1:1.
Holanda në epërsi
Holanda ka kaluar në epërsi ndaj Japonisë. Virgil van Dijk në minutën e 51-të realizoi golin për 1:0.
Ndeshja i takon Grupit F të Botërorit 2026.
Holanda dominoi ndaj Japonisë, por pjesa e parë përfundoi baras
Ka përfunduar baras 0:0 pjesa e parë e ndeshjes Holandë – Japoni.
Dueli është duke u zhvilluar në Arlington të Teksasit, ndërsa i takon Grupit F të Kupës së Botës 2026.
Holanda kishte disa mundësi në pjesën e parë.
Rastet nuk i munguan as Japonisë. Por asnjëra prej përfaqësuesve nuk i konkretizuan rastet e krijuara.
Holanda kishe posedimin e topit.