Për shkak të rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Dëmtimi i gypit do të pasojë me reduktime në furnizimin me ujë në disa lokacione, që sipas KRU “Prishtina” furnizim s’do të ketë nga ora 12:00 deri në 17:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZonat e prekura janë Fushë-Kosova, Obiliqi dhe Lagjja Kalabria, por ka mundësi që ndikim të ketë edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës.
Reduktime po ashtu do të ketë edhe në Podujevë për të njëjtin shkak. Reduktimet do të zgjasin nga ora 11:00 deri në 16:00. Edhe një ditë më herët pati reduktime në Podujevë.
“Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e problemit”, thuhet në njoftim.
E më 16 prill KRU “Prishtina” po ashtu pati njoftuar se rrëshqitja e dheut kishte dëmtuar gypin kryesor furnizues të ITU Shkabaj, çka kishte çuar në reduktime në zonat e njëjta si sot, 18 prill.