Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të 20-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për bllokadën e krijuar në Kuvend.
Ajo ka theksuar se pengesat politike po e mbajnë vendin në ngërç dhe ka kërkuar reflektim nga liderët për të çuar përpara proceset demokratike në interes të qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“103 ditë të humbura për Kosovën, 103 ditë pa i adresuar hallet e qytetarëve të Kosovës. PDK-ja vazhdon të jetë konstruktive. Ne jemi të gatshëm çdo moment që të hapim rrugë, kemi ofruar alternativat tona. Mirëpo, Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Bëjmë ftesë për reflektim që të ecim tutje”, është shprehur Çitaku./ EO