Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është takuar të mërkurën me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, të cilit i ka thënë se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Në njoftimin e lëshuar nga Shërbimi Diplomatik i BE-së, thuhet se Borrelli ka përsëritur pritjen e bllokut që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog dhe të arrijnë pa vonesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me vlerat e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prioriteti kryesor është të ecim përpara me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Borrelli kujtoi se rruga përkatëse evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut”, ka thënë ai.
Borrelli tutje ka nënvizuar pritshmërinë e fortë të BE-së për Serbinë që t’i rrisë përpjekjet e saj drejt harmonizimit të plotë në lidhje me qëndrimin për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë masat kufizuese.