Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka falënderuar Suedinë për përkrahjen ndaj Kosovës në takimin vjetor të zhvilluar të enjten.
Në këtë takim është diskutuar për kontributin e Suedisë në zhvillimin e Kosovës, pasqyrën e strategjisë së bashkëpunimit zhvillimor të Suedisë, si dhe prioritetet e fushat e fokusit për periudhën 2021-2027.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim është diskutuar për projektet e iniciativat ekzistuese dhe të mundshme në të ardhmen, me ndikim në të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit, barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mjedisin, si dhe zhvillimin ekonomik.
“Takimet e tilla vjetore janë mundësi e thellimit të partneritetit tonë, meqenëse ato shërbejnë për të reflektuar arritjet e deritanishme, sfidat gjatë zbatimit të projekteve si dhe diskutimit të mundësive që paraqiten për të ardhmen”, ka thënë Bislimi.