Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” për moskonfirmimin e rezultateve të Listës Serbe në zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe ka kërkuar që të depolitizohet puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këtë e ka thënë një zëdhënës i BE-së duke komentuar moskonfirmimin e Listës me emrat e deputetëve të zgjedhur nga ky subjekt politik.
“BE shpreh shqetësim serioz për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e rezultatit final për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare”, thuhet në këtë prononcim të BE-së. “BE-ja përsërit thirrjen për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit vëzhgues të zgjedhjeve dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tej, zëdhënësi i BE-së përsërit edhe thirrjen për legjislaturën e ardhshme të Kosovës që të përshpejtojë reformat e lidhura me BE-në dhe të ratifikojë Planin e Rritjes.
“Është me rëndësi që të gjithë deputetët e zgjedhur të marrin ulëset e tyre në Kuvendin e ri të Kosovës. BE rikujton se legjislatura e ardhshme e Kosovës duhet të përshpejtojë reformat e lidhura me BE-në dhe të ratifikojë marrëveshjet nga Plani i Rritjes, që është në pritje, në dobi të popullatës së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.