Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se dështimi i konstituimit të Kuvendit të martë ka qenë rast i paprecedent dhe i pashembullt.
Të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së, ai ka thënë se është e pakuptueshme se si deputetët që janë zgjedhur nga populli të votojnë kundër mandatit të tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duhet qartësuar gjërat sepse ishte një rast i paprecedent, i pashembullt. Si është e mundur që një person të votojë kundër mandatit të tij, qytetarët ua kanë besuar mandatin që të jenë deputet, që të menaxhojnë me votën e tyre, e jo subjektet politike e liderët e tyre të marrin vendime për ta”, ka thënë ai.
Sipas Baraliut, partia në pushtet dhe ato opozitare duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dhe të sqarohen të enjten.
“Nesër do të duhej të mos kenë këso mosmarrëveshje, të qartësohet pushtet e opozitë dhe këta që kanë dhënë dorëheqje do të duhej ta sqaronin dorëheqjen e tyre sepse ka disa kontroversa në dispozita”, ka thënë ai.
Baraliu ka shtuar se partia në pushtet ka për detyrë kushtetuese dhe juridike që të përgatisë bashkë me partitë tjera seancën më mirë.
"Ajo që duhet bërë tani, partitë politike, pushtet dhe opozitë, për mendim tim kanë gabuar të dy palët, në radhë të parë partia në pushtet ka pasur për detyrë kushtetuese dhe juridike e ligjore të përgatisë në bashkëpunim me partitë tjera, këtë seancë më mirë dhe po ashtu opozita është përgjegjëse sepse nuk mund të paraqitet në rolin e gardianit, sepse është Gjykata Kushtetuese në këtë cilësi”, ka thënë ai.