Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Baker pritet nga komandanti i KFOR-it, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Enrico Barduani dhe David Baker

Komandanti i misionit të KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar sot me zëvendësndihmëssekretari amerikan për Mbrojtje, Politika Evropiane dhe NATO-n, David Baker. 

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se takimi ishte një “mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi rrugën përpara për të mbështetur më së miri një angazhim të ripërtërirë politik për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Baker thuhet se rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të SHBA-së në misionin e KFOR-it në Kosovë, siç thuhet, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Lexo përditësimet tjera
Vjosa Osmani me David Bakerin

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO domosdoshmëri për arkitekturën e sigurisë në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me zv.ndihmëssektarin e Mbrojtjes së SHBA-së, David Baker, ka...