Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili më herët publikoi të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe u shpreh se ekonomia e Kosovës po vazhdon të rritet e po demantohet pretendimet opozitare.
Por në një status në Facebook, Bajrami ka bërë thirrje që të pyetet Murati se sa ishte inflacioni më i lartë në gusht të këtij vitit krahasuar me vitin e kaluar.
“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024. Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën”, ka shkruar Bajrami.
Murati: Ekonomia vazhdon të rritet, faktet po demantojnë pretendimet opozitare
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia e Kosovës vazhdon të shënojë...-
Murati: Ekonomia vazhdon të rritet, faktet po demantojnë pretendimet opozitare
-
Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin
-
Bajrami kritika Qeverisë në detyrë: Ekonomia po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat
-
Bajrami: Nga Kosova po ikin më shumë njerëz se nga vatrat e luftës - Murati: S’i kupton statistikat
-
Murati e Bajrami përplasen për rritjen ekonomike