Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami e quan “keqpërdorim klasik të buxhetit në kohë zgjedhjesh” ndarjen e 2 mln euro për bileta të mërgimtarëve

Hykmete Bajrami

Foto: Driton Paçarada

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur të turpshëm dhe të papranueshëm vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për të ndarë 2 milionë euro për linjat e fluturimit për “destinacionet që i shërbejnë mërgatës”. 

Bajrami në një postim në Facebook ka thënë se është “keqpërdorim klasik i buxhetit në kohë zgjedhjesh”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E turpshme. E papranueshme. Keqpërdorim klasik i buxhetit në kohë zgjedhjesh. Para një jave ndau rreth 100 milionë euro. Sot edhe 2 milionë të tjera për bileta. 100-she, 500-she, subvencione e bileta - krejt këto jo pse Kurti brengoset për ju, po sepse keni me votu me 7 qershor. Mos harroni: këto janë paratë e rrugëve që nuk u kryen, shkollave e çerdheve që nuk u ndërtuan, digjitalizimit të arsimit që nuk nisi asnjëherë, barnave që mungojnë në spitale dhe naftës që e keni paguar më shtrenjtë”, ka shkruar Bajrami. 

Ajo ka thënë se me këto para po tentohet “të blihet vota e mërgatës”. 

“Mbi të gjitha janë paratë tuaja e tonat me të cilat po tentohet të blihet vota juaj me 7 qershor e me të edhe heshtja juaj për 4 vjet. Kurrë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhë keqpërdorim kaq i madh i buxhetit në prag të zgjedhjeve. Turp”, ka shkruar Bajrami. 


 

Lexo përditësimet tjera
Mbledhja e Qeverise

Qeveria ndan 2 milionë euro për linjat e fluturimit “për destinacionet që i shërbejnë mërgatës”

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të martën mbrëma, ndërsa në një nga...