Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të martën mbrëma, ndërsa në një nga vendimet ka ndarë 2 milionë euro për zbatimin e masës “mbështetja e mërgatës”. Me këtë shumë mbështeten linjat e fluturimit, siç ka thënë Qeveria, për “destinacionet që i shërbejnë mërgatës”. 

Ky vendim vjen vetëm pak javë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ndarë mjete buxhetore në shumë prej 2,000,000.00 € (dy milionë euro), për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë", ka njoftuar Qeveria. 

Po ashtu në mbledhje janë ndarë edhe mjete buxhetore për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, tetë mijë euro, për pjesëmarrjen në Olimpiadën e 67-të të Matematikës 2026, e cila do të mbahet me datë 21 korrik 2026 në Shangai të Kinës; për "Kosova Global Talent Center", ndahen 70,876.79€, për pjesëmarrjen e 26 nxënësve në finalen e NEO Science Olympiad, e cila do të mbahet në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në muajin korrik 2026; për Shoqatën e Kimistëve të Kosovës, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 3,500€ për pjesëmarrjen në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë 2026, që do të mbahet nga data 10 deri në datën 19 korrik 2026 në Tashkent të Uzbekistanit. Po ashtu u aprovua lista e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
 

Bajrami e quan “keqpërdorim klasik të buxhetit në kohë zgjedhjesh” ndarjen e 2 mln euro për bileta të mërgimtarëve

22 min. më parë / 26 maj 2026 23:41
Hykmete Bajrami

Photo: Driton Paçarada

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur të turpshëm dhe të papranueshëm vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për të ndarë 2 milionë euro për linjat e fluturimit për “destinacionet që i shërbejnë mërgatës”. 

Bajrami në një postim në Facebook ka thënë se është “keqpërdorim klasik i buxhetit në kohë zgjedhjesh”. 

“E turpshme. E papranueshme. Keqpërdorim klasik i buxhetit në kohë zgjedhjesh. Para një jave ndau rreth 100 milionë euro. Sot edhe 2 milionë të tjera për bileta. 100-she, 500-she, subvencione e bileta - krejt këto jo pse Kurti brengoset për ju, po sepse keni me votu me 7 qershor. Mos harroni: këto janë paratë e rrugëve që nuk u kryen, shkollave e çerdheve që nuk u ndërtuan, digjitalizimit të arsimit që nuk nisi asnjëherë, barnave që mungojnë në spitale dhe naftës që e keni paguar më shtrenjtë”, ka shkruar Bajrami. 

Ajo ka thënë se me këto para po tentohet “të blihet vota e mërgatës”. 

“Mbi të gjitha janë paratë tuaja e tonat me të cilat po tentohet të blihet vota juaj me 7 qershor e me të edhe heshtja juaj për 4 vjet. Kurrë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhë keqpërdorim kaq i madh i buxhetit në prag të zgjedhjeve. Turp”, ka shkruar Bajrami. 


 

Ndarja e 2 milionë eurove për fluturimet për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit

39 min. më parë / 26 maj 2026 23:25
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 2 milionë eurove si mbështetje e linjave ajrore për fluturimet e mërgatës është qershia mbi tortë në keqpërdorimin e parasë publike për qëllime elektorale.

“Për më keq, kjo tashmë e tejkalon dimensionin e shkeljeve ligjore dhe e cenon drejtpërdrejt e seriozisht parimin e zgjedhjeve të ndershme. Një qasje e tillë po e shndërron garën zgjedhore në një proces krejtësisht të pabarabartë, ku partia në pushtet krijon epërsi përmes parasë publike dhe avantazhit institucional, e jo përmes një gare të drejtë politike”, ka thënë Cakolli përmes një reagimin në Facebook.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të martën mbrëma, ndërsa në një nga vendimet ka ndarë 2 milionë euro për zbatimin e masës “mbështetja e mërgatës”. Me këtë shumë mbështeten linjat e fluturimit, siç ka thënë Qeveria, për “destinacionet që i shërbejnë mërgatës”.