Hallka përgjegjëse për parandalimin e rasteve të dhunës në familje shpesh edhe ka dështuar ta bëjë një gjë të tillë, thotë Avokati i Popullit. Sipas drejtuesit të këtij institucioni, Naim Qelaj, dështimet e shtetit në mbrojtje të grave shpesh po përfundojnë me fatalitet, gjë kjo që duhet të shërbejë si alarm për institucionet
Qasje më serioze përkitazi me trajtimin e rasteve të dhunës së familje ka kërkuar Avokati i Popullit.
Drejtuesi i këtij institucioni, Naim Qelaj, thotë se shpesh hallka përgjegjëse për parandalimin e rasteve të dhunës në familje po dështon, shkaku se rekomandimet që po jepen, nuk po merren parasysh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mund të themi që është jo mirë edhe për Avokatin e Popullit, kur përsërit raporte të ngjashme për situata të njëjta, thuajse ku shteti dështon ta sigurojë jetën e një gruaje. Kjo tregon që rekomandimet tona nuk janë zbatuar në plotni, pra nuk janë përfillur dhe nuk janë marrë parasysh në masën dhe vlerësimin që duhet me u marrë. Në anën tjetër, autoritetet vazhdojnë të dështojnë dhe mbase janë dështime të njëjta në shumicën e rasteve, ku ne kemi dalur me raport dhe rekomandime. Kjo shton nevojën që ne t’i trajtojmë edhe më seriozisht monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve nga ana jonë”, ka thënë Qelaj.
Sipas Qelajt, se trajtimi i rasteve të dhunës në familje duhet të jetë prioritet i çdo institucioni të shtetit, për shkak të rritjes së vazhdueshme të e rasteve me fatalitet.
Krahas rritjes së rasteve të dhunës në familje, janë rritur edhe kërkesat për ekzaminim mjekësor në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.
“Vetëm në vitin 2019 për dhunë në familje i kemi pasur 130 kërkesa, në vitin 2020 ato kanë arritur në 190, e në 2021 kanë arritur në 250, nuk i kemi numrin për 2022, por shihet se për çdo vit 30 ose 40% rritet numri i rasteve prej çdo fushe por në veçanti prej rasteve që kanë të bëjnë me dhunë në familje”, ka thënë drejtori i IPFK-së, Shpend Haxhibeqiri.
Por, sipas avokatit të Popullit, zgjidhje e shpejtë duhet të gjendet në riintegrimin dhe fuqizimin ekonomik të viktimave të dhunës në familje.
“Mungesa e strehimit, mungesa e mbështetjes financiare dhe aspektet tjera që lidhen me pavarësinë ekonomike ka raste kur viktimën e detyrojnë të kthehet prapë në vendin ku ka dhunë, dhe kjo pastaj sjell edhe te përsëritja e dhunës, te ashpërsimi i formave të ushtrimit të kësaj dhune, e deri te rastet me fatalitet, që fatkeqësisht po ndodhin për çdo vit”, ka thënë tutje Qelaj.
Neglizhenca në hallkën zinxhirore në sistemin e drejtësisë, ka bërë që 5 ditë pasi që paraqiti rastin në Polici, Lirije Qerimaj nga Llausha e Skenderajt të vritej nga bashkëshorti i saj në janar të këtij viti.
Njëjtë ka ndodhur edhe në marsin e vitit të kaluar, me rastin e vrasjes së Sebahate Morinës.