Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se pas njoftimit të publikuar më herët për ndalimin e produktit Aptamil AR 1, janë kryer ritestime shtesë dhe është konfirmuar se analizat kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore. Produkti Aptamil AR 1 është vlerësuar i sigurt për konsum dhe lejohet sërish të shitet në treg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se ndalimi i përkohshëm i këtij produkti ishte masë parandaluese, e ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.
Një lloj i caktuar i qumështit për foshnja “Aptamil AR1” qe tërhequr nga tregu pas një njoftimi nga autoritetet e Bashkimit Evropian për prani të një bakterie.