Ardian Gjini do të jetë bartës i listës së Aleancës për Ardhmëri të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Vendimi është marrë të hënën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë së AAK-së.
“Në këtë takim, Këshilli i Përgjithshëm ka aprovuar me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës së listës si dhe listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo listë reflekton unitetin e Aleancës, duke gërshetuar përvojën politike me prurjet e reja profesionale, me synimin e vetëm: shërbimin ndaj qytetarëve dhe forcimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.“...Aleanca hyn në këtë proces zgjedhor me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, sigurinë kombëtare dhe integrimet euro-atlantike. AAK është gati për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar që përmes listës së saj fituese, t’u ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit”.
-
Gjini merr zyrtarisht drejtimin e partisë, Haradinaj: Besojmë te Gjini, AAK-ja vazhdon rrugëtimin
-
Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së
-
AAK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë
-
Gjini kandidat i AAK-së për kryeministër: Nuk po hyjmë për prag
-
Gjini refuzon takimin me Kurtin: Pranoni ofertën tonë