Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Albena Reshitaj i bashkohet listës së Osmanit

Albena Reshitaj dhe Vjosa Osmani

Albena Reshitaj dhe Vjosa Osmani (Foto: Facebook)

Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë në një listë me LDK-në, ka njoftuar se listës së saj i është bashkuar ish-deputetja Albena Reshitaj. 

Osmani ka shkruar se me Reshitajn bashkëpunimi ka filluar më shumë se një dekadë më parë dhe po vazhdon edhe sot. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prof.asoc.dr. Albena Reshitaj, ish ministre, deputete në 4 mandate, e mbi të gjitha një grua parimore dhe me bindje politike të qëndrueshme, ka dëshmuar vazhdimisht se nuk dorëzohet para asnjë sfide apo kërcënimi, kur është në pyetje mbrojtja e interesit të Kosovës”, shkroi ajo.

Osmani ka kujtuar kohën kur ishte zgjedhur presidente më 2021 dhe që Reshitaj pati krijuar kuorumin e nevojshëm për të.

“Ajo dëshmoi shumëherë, e po e dëshmon edhe sot se politika mund të ndërtohet mbi dinjitet, integritet dhe vizion për Kosovën, e gjithnjë e palëkundur para atyre që nuk e njohin Kosovën si dhe para atyre që dojnë të shkatërrojnë gjithçka që është ndërtuar me sakrificë. Kosova ka nevojë për njerëz që dijnë të punojnë bashkë, e jo për të tillë që dojnë të shkatërrojnë njëri-tjetrin”, shkroi tutje Osmani.