Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, i akuzuar për spiunazh dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas aktakuzës, Jevtiq në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, dokumente zyrtare të klasifikuara që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Jevtiqi ishte arrestuar më 17 korrik 2025 pas aksionit nga Prokuroria Speciale në koordinim me AKI-në dhe Inspektoratin Policor, nën dyshimin se ia mundësoi Agjencisë së Serbisë për Inteligjencë qasjen në kompjuterin zyrtar të Policisë së Kosovës.
Jevtiqi e mbante pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikëkalimin që ndodhet në rajonin e Gjilanit.
-
Togeri serb i Policisë së Kosovës i çoi BIA-s dokumente sekrete
-
Dyshimi për spiunazh, Jevtiq ia mundësoi BIA-s serbe qasjen në kompjuter zyrtar
-
Ndalohet për 48 orë eprori i policisë Bojan Jevtiq, i dyshuar se punoi për BIA-n
-
Togeri i Policisë së Kosovës i dënuar për spiunazh ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë
-
Togeri i Policisë së Kosovës dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh në favor të Serbisë