Xhemajl Rexha është rizgjedhur kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në zgjedhjet e mbajtura të shtunën.
Rexha fitoi 161 vota, kurse kundërkandidati i tij, Mentor Buzhala 31. Mandati i kryetarit është trevjeçar.
AGK-ja ka zgjedhur edhe Bordin e ri.
Me statut të ri të AGK-së, parashihet edhe pozita e nënkryetarit. Në të është zgjedhur Naile Dema-Selmani e Radio Dukagjinit.
Anëtarë të tjerë të Bordit janë zgjedhur: Milot Hasimja (Klan Kosova), Florandë Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express).
Artikuj të ngjashëm
-
AGK-ja pas dënimeve të KPM-së ndaj mediave: Vërtetim se ky institucion është kapur nga VV-ja
-
Shoqëria civile: Haxhiu ta dekretojë Kryeprokurorin e Shtetit, s’ka pengesa kushtetuese
-
KGJK-ja certifikon rezultatet zgjedhore për anëtarët e rinj, zgjidhen Maxhuni dhe Sopjani
-
Dështon zgjedhja e zëvëndëskryesuesit të KGJK-së
-
Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor