Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar festën e Krishtlindjeve.
“Të gjithë besimtarët e krishterë, shënojnë e festojnë Krishtlindjen. Lindjen e shpresës, e dritës që mposht errësirën, e besimit se dashuria dhe mëshira janë gjithmonë më të forta se çdo vështirësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shkruar se “kjo ditë na kujton se sa shumë vlerë ka të jemi pranë njëri-tjetrit, të falim, të ndajmë dhe të sakrifikojmë për të mirën e përbashkët. Na kujton se paqja fillon në familje, vazhdon mes fqinjësh dhe forcohet në shoqëri”.
Abdixhiku ka thënë se Kosova dhe shqiptarët e saj kanë qenë gjithmonë shembull i harmonisë fetare. Sipas tij, kjo vlerë e shenjtë i ka mbajtur bashkë në ditë të vështira dhe i ka bërë më të fortë si shoqëri.
“Krishtlindja e sivjetme le të jetë një thirrje e re për më shumë mirësi, më shumë respekt dhe më shumë solidaritet mes nesh. Uroj nga zemra që kjo festë t’ju gjejë pranë familjeve tuaja, me shëndet, paqe dhe plotë shpresë për të ardhmen. Që dhurata më e madhe të jetë buzëqeshja e atyre që doni dhe koha e çmuar e kaluar bashkë. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shumë mote, me paqe e mirësi - Gëzuar Krishtlindjen!”, ka shkruar ai.