Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Teyana Taylor, Clipse e Kendrick Lamar ndër fituesit kryesor të çmimeve “BET”

Cardi B duke performuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BET” 2026

Cardi B duke performuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BET” 2026

Foto: Associated Press

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “BET” 2026 u mbajt të dielën mbrëma në “Peacock Theater” në Los Angeles, duke sjellë një mbrëmje plot performanca nga emra të njohur si Kehlani, Cardi B, Baby Keem, Don Toliver, Tems, RAYE dhe shumë artistë të tjerë, ka shkruar Variety.

Fituesit më të mëdhenj të mbrëmjes ishin aktorja e njohur, Teyana Taylor dhe dy reperët e grupit Clipse, të cilët fituan nga tri çmime secili. Reperi Kendrick Lamar triumfoi me bashkëpunimin “Chains & Whips” me Clipse dhe fitoi për herë të nëntë çmimin si artisti më i mirë burrë i hip-hopit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

VIDEO: Cardi B duke pranuar çmimin

Cardi B u shpall artistja më e mirë e hip-hopit, Kehlani ka fituar si artistja më e mirë e R&B/Pop-it dhe mori edhe çmimin për videoklipin e vitit me “Folded”, ndërsa Olivia Dean u shpall artistja më e mirë e re.

VIDEO: Kehlani duke pranuar çmimin

Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte homazhi për D’Angelo, i cili ndërroi jetë papritur në vitin 2025. Artistë të shumtë interpretuan hitet e tij, ndërsa publiku e nderoi me duartrokitje të gjata.

Po aq i veçantë ishte edhe homazhi për artisten e njohur, Lauryn Hill, e cila mori çmimin “Living Legend Icon”.

“Unë gjithmonë jam kujdesur për mënyrën se si përfaqësohet dinjiteti i popullit tonë”, ka thënë Hill duke falënderuar të pranishmit.

Një tjetër moment prekës ishte kur artistja e njohur, Janet Jackson i dorëzoi Taylorit çmimin “Icon of the Year”. Taylor u emocionua deri në lot gjatë prezantimit.

Ndërkohë, veteranja e industrisë muzikore Sylvia Rhone, e nderuar me çmimin “Ultimate Icon”, shfrytëzoi fjalimin e saj për të folur mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në muzikë.

“Ajo që dimë është kjo: krijimtaria e komunitetit afro-amerikan është një nga forcat më të fuqishme në botë. Ajo ka formësuar kulturën dhe vazhdon t’i tregojë botës mënyra të reja për të parë dhe ndier”, ka thënë Rhone.

Ajo ka shtuar se artistët duhet të mbrohen dhe të shpërblehen për punën e tyre.

“Ne e krijojmë algoritmin, algoritmi nuk na krijon neve. Duhet të nderojmë muzikantin dhe ta shpërblejmë krijuesin”, ka thënë artistja.

Fituesit kryesorë të çmimeve “BET” 2026:

Albumi i Vitit - Clipse, “Let God Sort Em Out”
Artisti më i mirë i hip-hopit - Kendrick Lamar
Artistja më e mirë e hip-hopit - Cardi B
Artisti më i mirë i R&B/Pop - Leon Thomas
Artistja më e mirë e R&B/Pop - Kehlani
Artisti i ri më i mirë - Olivia Dean
Bashkëpunimi më i mirë - Clipse & Kendrick Lamar, “Chains & Whips”
Videoklipi i Vitit - Kehlani, “Folded”
Regjisori i Vitit -Teyana “Spike-Tey” Taylor
Fashion Vanguard Award - Teyana Taylor
Aktorja më e mirë - Teyana Taylor
Aktori më i mirë - Michael B. Jordan
Sportistja e Vitit - A’ja Wilson
Sportisti i Vitit - Jalen Brunson.