Arbëri

30 deri në 50 centimetra borë në Brezovicë

Brezovica

Reshjet e borës nuk i kanë penguar turistët që ta vizitojnë Qendrën e Skijimit në Brezovicë të shtunën. Përkundrazi, numri i vizitorëve mbetet i lartë, ndërsa kushtet për sportet dimërore janë të favorshme, raporton “Brezovica.info” në Facebook.

Aktualisht, trashësia e borës në Brezovicë sillet ndërmjet 30 dhe 50 centimetra, duke krijuar kushte të mira për skijim dhe aktivitete të tjera dimërore.

VIDEO:

E në vendet e tjera në Kosovë ka pasur probleme me bllokim të rrugëve, rrëshqitje të dheut dhe probleme të tjera infrastrukturore për shkak të shiut.