Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot bëhen 27 vjet nga masakra në fshatin Poklek dhe Çikatovë të Vjetër, komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçarë.
Njësitë policore kishin rrethuar pjesën e vjetër të Poklekut dhe një pjesë të banorëve që kishin mësyrë të iknin për në qytezë e kishin kthyer dhunshëm.
Së paku 59 veta, shumica nga familja Muçolli, u shtrënguan nga serbët që të mbylleshin brenda në shtëpi. Ata iu nënshtruan një masakre të llahtarshme, së cilës 6 kishin mundur t’i shpëtonin.
Me rastin e 27-vjetoirt të maskrës ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka thënë se në këto dy fshatra, 27 vjet më parë, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen një nga krimet më të rënda dhe më çnjerëzore në Kosovë.
“Në Poklek, familjet Muqolli, Elshani, Çaraku dhe Hoxha, pasi u detyruan me forcë të kthehen brenda një shtëpie, u ekzekutuan brutalisht me bomba dore dhe automatikë, ndërsa trupat e tyre u dogjën për disa herë me radhë. Djegia e përsëritur e trupave nuk kishte vetëm qëllim fshehjen e krimit, por dëshmonte qartë synimin për shfarosje të plotë”, ka shkuar Haxhiu në Facebook.
Ajo ka thënë se në Çikatovën e Vjetër, civilët e vrarë u transportuan dhe trupat e tyre u zhdukën në mënyrë të organizuar, duke u groposur në varreza masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi. Kjo, sipas Haxhiut ishte një përpjekje e qëllimshme për zhdukjen e gjurmëve të krimit dhe fshehjen e së vërtetës.
“Këto ngjarje përbëjnë dëshmi të qarta të gjenocidit ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë. Autorët e këtyre krimeve edhe pse dihen nuk janë përballur kurrë me drejtësinë. Madje disa prej tyre janë shpërblyer në Serbi. Republika e Kosovës tashmë ka bazën ligjore që mundëson ndjekjen dhe gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës. Ne kërkojmë me vendosmëri që përgjegjësit e këtyre krimeve të ndiqen, të gjykohen dhe të dënohen, qoftë edhe në mungesë”, ka shkruar Haxhiu.