Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë të pandehurve të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar ndaj të pandehurve me inicialet N.P., S.J., B.P., S.M. dhe S.S., pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria Speciale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarit po hetohen nën dyshimin e bazuar se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale, duke vendosur që secili prej të pandehurve të mbahet në paraburgim për një muaj.
Gjykata vlerësoi se ekziston rrezik real i arratisjes së të pandehurve nëse lihen në liri, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale.
Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se të gjithë të pandehurit janë shtetas të Serbisë, gjë që sipas saj rrit mundësinë e largimit të tyre dhe vështirëson sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale.
“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu duke marr parasysh se të gjithë të pandehurit janë edhe shtetas të Serbisë, ekziston rreziku real që të arratisen lehtë dhe të jenë të pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pa mundësohet sigurimi i prezencës së tyre dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale”, thuhet në njoftim.